Sipas Berishës, këta shtetas po përjashtohen për shkak të mungesës së dokumenteve të identifikimit shqiptar. Ai argumentoi se ky veprim shkel rëndë të drejtën kushtetuese për të votuar dhe përbën një dënim të padrejtë ndaj emigrantëve shqiptarë.
“Ne kemi bërë kompromis për të sjellë ndryshime, por nuk mund të pranojmë të ndëshkojmë dy të tretat e shqiptarëve sepse nuk kanë letërnjoftime ose pasaporta shqiptare,” tha Berisha.
Ai i bëri thirrje KQZ-së që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të siguruar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi të drejtën e votës për diasporën. Në të kundërt, Berisha paralajmëroi organizimin e demonstratave masive pranë ambasadave që, sipas tij, përfaqësojnë një “narkoshtet” që kërkon të mohojë votën e emigrantëve.
“Përjashtimi i mbi 1 milion shqiptarëve vetëm sepse nuk kanë dokumente është një shkelje e rëndë dhe e papranueshme,” përfundoi Berisha, duke ftuar diasporën të përgatitet për protesta masive kundër këtij vendimi.