20220912 195617 120922045 5 40ljm0nDrejtori i Agjencise Shteterore te Programit Strategjik dhe Koordinimit te Ndihmes (SASPAC), Ilir Beqaj duke folur gjate nje seance te komisionit per Ekonomine dhe Financat, i cili shqyrtoi projektligjin "Per ratifikimin e marreveshjes financiare kuader te partneritetit, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Komisionit Evropian. /r/n/r/nDirector of the State Agency for the Strategic Program and Aid Coordination (SASPAC), Ilir Beqaj, speaks during a session of the Committee on Economy and Finance, which considered the draft law "For the ratification of the framework financial partnership agreement, between the Republic of Albania and the European Commission.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GjKKO) ka kaluar në shqyrtim gjykimi i dosjes së Sterilizimit, ku të pandehur janë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zv/ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Procesi gjyqësor ka pasur akuza të forta, ku Beqaj, gjatë fjalës së tij, e akuzoi trupin gjykues dhe prokurorët për politizimin e çështjes. Ai kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, por kërkesa e tij u refuzua nga gjykata.

Ndërsa të akuzuarit e tjerë kërkuan një gjykim të zakonshëm, Beqaj e cilësoi këtë proces si një vazhdim të një hetimi politik. “Ky proces ka nisur si një proces politik dhe vazhdon në të njëjtën linjë. Edhe ju, gjyqtare, me vendimin tuaj të datës 23 dhjetor 2024, po vendosni një gur të rëndësishëm në themelin e politizimit të kësaj çështjeje,” tha ai.

Ai shtoi se do të angazhohet për të provuar pafajësinë lidhur me këtë koncesion dhe theksoi se ashtu siç e ka thënë më parë, përpjekjet për të dënuar ose njollosur emrin e tij nuk do të mund të fshijnë kontributin e tij në jetën publike të vendit. “Pavarësisht nga çfarëdo dënimi, nuk mund të zhbëhet as kontributi im 33-vjeçar dhe as të njolloset emri im dhe i familjes sime. Po ashtu, nuk mund të kriminalizohet qeveria e parë e Edi Ramës dhe as Partia Socialiste,” përfundoi Beqaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights