Whatsapp image 2024 11 29 at 10.40.45 675x450

Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, autoritetet më të larta të shtetit bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit. Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u përulën para monumentit “Nënë Shqipëri” dhe vendosën kurora me lule për të nderuar dëshmorët. Nga 7 Prilli i vitit 1939 deri më 29 Nëntor 1944, Shqipëria ishte e pushtuar fillimisht nga Italia fashiste dhe më pas, pas kapitullimit të saj, nga forcat gjermane në vjeshtën e vitit 1943. Pas çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor dhe të pjesës kryesore të Shqipërisë Veriore, Shkodra ishte qyteti i fundit që u çlirua. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët iu bashkuan koalicionit antifashist dhe luftuan për çlirimin e vendit. Kryeministri Rama e kujtoi këtë ditë me një postim, duke shpërndarë një foto të Diansit, vogëlushit të sapolindur në maternitetin “Koço Gliozheni”. Ndërkohë, Presidenti Bajram Begaj theksoi se 80 vite më parë Shqipëria arriti të dilte triumfuese në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, duke qëndruar në anën e duhur të historisë. Po ashtu, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, shprehu mirënjohjen për ata që bënë sakrifica të mëdha për lirinë e vendit dhe kujtoi se shqiptarët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin pjesë e koalicionit antifashist, duke luftuar për çlirimin e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights