📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Dibër – Preu me motorsharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë, arrestohet në flagrancë 57 vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte dëmtuar (prerë), disa shtylla druri të vendosura nga punonjës të OSHEE-së, për të furnizuar fshatin Borie-Lurë me energji elektrike, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas hetimeve ka rezultuar se autori i dyshuar është shtetasi D.K., 57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i arrestuar në flagrancë, i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.

Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights