📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 171 1024x683

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të OSBE/ODHIR, Ambasadorin Lamberto Zannier.

Objekt i takimit, ishte njohja e përfaqësuesve të Misionit me masat e marra nga Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, si dhe mundësitë e mbështetjes së punës së Misionit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025, në të gjitha prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, janë ngritur seksione të posaçme të përkohshme, me në krye drejtuesit e prokurorive, të cilat do të mbështeten edhe nga Policia e Shtetit me oficerë të policisë gjyqësore si dhe nga një forcë operacionale.

Gjithashtu, në bazë të marrëveshjeve të lidhura, puna do të koordinohet me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Posaçme, në drejtim të komunikimit të shpejtë të raportimeve mbi veprat penale, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit efikas të hetimeve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights