Sali berisha denoncon farsen elektorale 1024x682

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i konsideron farsë elektorale zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e 4 qeverisës.

Në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Berisha kërkoi largimin e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare.

Sali Berisha hodhi akuza drejt Edi Ramës, duke thënë se po paguan shuma parash për të ndryshuar raportin ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri.

“Sikundër shpreh bindjen dhe besimin tim se raporti i komunitetit ndërkombëtar, kundër të cilit Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për ta ndryshuar, telefonata të pafundme, por nuk do t’ia arrijë.

Raporti do të jetë pasqyra më e vërtetë e kësaj farse, për të cilën edhe njëherë, fjalën do e kenë shqiptarët.

Ka vetëm një rrugë, largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Asnjë alternativë tjetër nuk shpëton shqiptarët nga farsa elektorale e instaluar në Shqipëri”, u shpreh Sali Berisha.

Kryedemokrati akuzoi se votat u diktuan nga bandat kriminale të lidhura me pushtetin.

Zgjedhjet e 1 Majit, Sali Berisha i konsideron të vdekura.

“Zgjedhjet i ka damkosur, në mënyrë përfundimtare misioni i vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës. Kjo është e vërteta. E vërteta tjetër mendoj unë se SHBA-të bazuar në këto dokumente dhe natyrisht në informacionet e tjera që kanë vetë, nuk janë shprehur për këto zgjedhje, duke respektuar standardin ndërkombëtar në këto raste, i cili kërkon që raste si këto qëndrimet të shprehen pasi të finalizohet procesi me të gjitha problematikat e tij.

Ka patur për shkak të samitit, prononcime të avancuara në kohë, por besimi ynë i plotë është se qeveritë e këtyre vendeve, pasi të njihen me raportin ndërkombëtar të opozitës dhe vëzhguesve do të mbajnë qëndrim në mbështetje të votës së lirë të shqiptarëve, dhe jo farsës elektorale të Edi Ramës.

Qëndrimi ynë bazohet mbi të vërteta të pamohueshme, me asgjë nuk mund të mbulohet farsa elektorale dhe shkelja e të gjitha parimeve bazë.

Raporti i referohet dokumentit të Kopenhagenit për zgjedhjet, Kodit të Venecias, dokumentit të Këshillit të Europës për zgjedhjet, të Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe një seri dokumentesh të tjera.

Sipas këtij raporti, janë thyer dhe dhunuar nene themelore të 15 dokumenteve kryesorë, që ekzistojnë sot për të drejtat e njeriut dhe zgjedhjet e lira.

Kështu që zgjedhjet, janë një kufomë e pakallur akoma, janë të vdekura”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights