if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 Një kompani zvicerane ka thyer rekordin për ndërtimin e trenit më të gjatë në botë për pasagjerët.

Treni 1.9 km i gjatë i realizuar nga kompania Rhaetian Railëay”, përbëhet nga 100 vagona dhe  përfundoi një udhëtim spektakolar 25 km nëpër Alpe.

Ideja që treni të futej në librin e rekordeve botërore nxjerrë në pah arritjet inxhinierike të Zvicrës, si dhe për të shënuar 175 vjetorin e hekurudhave zvicerane.

I gjithë  udhëtimi zgjati një orë dhe udhëtarët patën rastin të shohin bukuritë zvicerane nëpërmjet Alpeve.

Treni kaloi gjithashtu përgjatë rrugës Albula-Bernina nga Preda në Bergün.

Rruga është shpallur një Trashëgimi Botërore e UNESCO-s në vitin 2008 dhe të çon nëpër 22 tunele, disa prej të cilave spirale nëpër male dhe nëpër 48 ura.

 “Ndërtimi i këtij treni ishte menduar që para dy vitesh por pandemia e Covid-19 na ndaloi që të kryenim punime, dhe që atëherë humbën rreth 30% të qarkullimit tonë hekurudhor dhe kështu u përpoqëm të gjenim një ngjarje të rëndësishme për t’a prezantuar këtë që ne kemi krijuar”, është shprehur CEO Renato Fasciati.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights