Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën në protestën e cila po organizohet tek inceneratori i Tiranës, u shpreh se me inceneratorin e Tiranës i është dhënë për 30 vite e drejta e djegies një kompanie off shore një kompanie që nuk i dihet pronari.

Ai shtoi se qeveria ka frikë nga transparenca dhe i fshihet llogaridhënies.

 

Meta deklaroi se nënkontraktoi i kësaj vepre është Klodian Zoto, i cili ka marrë 27 mln euro.

“Kemi përballë një organizatë kriminale, ku drejtues është Rama, dhe ministra, deputetë, de drejtorë. Organizata më e madhe e parë ndonjëherë që realizon dhe realizon këtë vjedhje monstruoze. Kjo organizatë kriminale drejton rrjetin e organizuar. Ju e dini se c’është ky objekt pas meje. Me këtë objekt këtu qeveria ia ka dhënë për 30 vite një kompanie of-shore, me kusht që do investoheshin 28 mln euro. Paguajnë banorët në Tiranë dhe qytetarët kudo. Ku është investimi 128 mln euro që duhet ta bënte privati me kushtin që Bashkia Tiranë të paguante me taksat tuaja. A e merr dot këtë shërbim qytetari? Ku ndodh incenerimi? Pse i fshihet llogaridhënies qeveria? Pronari pa emër në of-shore, duhet të kishte investuar 128 mln euro. Ju e dini se cili është nënkontraktoi që ka bërë aferën. Është Klodian Zotot që ka marrë 128 mln euro nga inceneratori dhe i ka justifikuar ato para me firmat e barinjve, apo njerëz që janë ndarë nga kjo botë. Vetëm udhëtime kanë deklaruar në vitin e pandemisë 600 mijë euro.”, tha Meta.

Ishte megafirma e Velisë që i dha jetë kësaj vepre korruptive pa mbledhur Këshillin Bashkiak. Me atë firmë fti në borxhe qytetarët e Tiranës për 30 vite për mafian e inceneratorëve që të blejnë votat, ekranet dhe analistët shpirt shitur për të vrarë shpresën për ndryshim.

Kanë kaluar 558 ditë nga denoncimi me fakte i aferës, dhe ende ajo vijon. Sepse Rama dhe larva e tij kanë kapur për fyti drejtësinë.

Është e qartë se ka një koordinim perfekt midis rilindje se SPAK që të blihen zgjedhjet e vendore e të dënojnë ndonjë bedel të dorës së dytë që të thënë se drejtësi e re vazhson”, tha Meta.

“Drejtësia dhe SPAK të heqin shaminë që Rama dhe Veliaj i kanë vënë tek sytë. Të bëjnë detyrën.  Mjaft më me drejtësi me regji. Në gjashtë vite Shqipëria është përkeqësuar në gjashtë vende sa I takon luftës kundër korrupsionit. Ramaforma është kapja  e drejtësisë për fyti.

Prangos fukarenjtë për një futur ënergjie dhe merr urdhra për t’u marrë e opozitën dhe për të mbyllur sytë nga kjo aferë kriminale.

Ndaj tashmë është e tejkaluar, Rama shporru. Ne sot vazhdojmë denoncimin e aferës më të zezë 430 mln euro të provuar që pluralizmi ka parë, kjo zhvesh lakuriq shtetit.

Të babëzitur nga vjedhja bënë 17 vendime të paligjshme në një ditë. Kemi një qeveri që nuk kontrollon qëllimisht një vjedhje që shkon në xhepat e tyre për të blerë zgjidhjet.

Qeveria i di mirë kompanitë me emër dhe mbiemër sepse vetë qeveria I ka ngritur dhe mbush thesin e korrupsionit. Kemi aferë të zezë që nuk ndalet të përdorë edhe të vdekurit, apo edhe ata që janë bari me dhi në Greqi.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights