Valencia 13 674x450

Dy javë pasi përmbytjet vdekjeprurëse goditën Spanjën juglindore, shërbimi kombëtar meteorologjik i vendit (Aemet) i ka vënë zonat bregdetare të Valencias në alarm të kuq për shkak të reshjeve të dendura që parashikohen të bien.

“Shmangni udhëtimet. Mund të ketë vërshime”, theksoi Aemet. Alarmi i kuq u aktivizua dje të mërkurën në orën 21:00 dhe do të jetë i vlefshëm deri sot në orën 12:00.

Sipas sherbimit, deri në 180 mm shi mund të bien në hapësirën e 12 orëve në zonat bregdetare të Valencias. Për këtë arsye autoritetet kanë njoftuar kufizime të udhëtimit ndërsa mësimet në shkolla janë pezulluar për sot në më shumë se 100 komunitete. Këto janë disa nga zonat e prekura nga përmbytjet vdekjeprurëse të 29 tetorit, të cilat morën jetën e të paktën 223 personave.

Lëvizjet lejohen vetëm në rastet e “forcës madhore”, tha kreu i rajonit të Valencias, Carlos Mazzon , i cili është kritikuar rëndë për mungesën e reagimit dhe menaxhimin kaotik të përmbytjeve të mëparshme. Këto masa janë “emergjente” dhe synojnë “të garantojnë sigurinë e qytetarëve”, shpjegoi ai.

Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, shërbimet e trenave ndërmjet Barcelonës dhe Valencias janë pezulluar, ndërsa rifillimi i planifikuar i shërbimeve ndërmjet Madridit dhe Valencias sot në mëngjes është shtyrë, njoftoi Ministria spanjolle e Transportit.

Alarmi i kuq do të thotë se pritet mot “jashtëzakonisht intensiv”, që paraqet një “nivel shumë të lartë rreziku për qytetarët”, shpjegoi Aemet.

Shumë rrugë në Sevilje janë përmbytur, metroja është pezulluar, shumë fluturime janë anuluar ose devijuar drejt aeroporteve të tjera dhe lidhja hekurudhore me Madridin është ndërprerë. Më shumë se 4200 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights