Një incident u regjistrua pak më parë pranë zjarrit, mes një tregtari dhe një përgjegjësi të tregut. Tregtari e ka akuzuar se ai është fajtor për zjarrin e madh. Kjo ka detyruar policinë të ndërhyjë duke e shoqëruar.

ZJARRI

Dy kapanonet e djegura A dhe B në tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në Tiranë raportohet se kanë më shumë se 100 magazina, me një hapësirë totale rreth 10 mijë metra katrorë.

Zjarri dyshohet se është shfaqur nga një nga kabujt elektrikë diku në mesin e kapanonit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shfaqen flakët, të cilat, sipas ekspertëve, paraprakisht dyshohen prej elektricitetit, prej ngjyrës karakteristike.

“Humba gjysmën e kapanonit, rreth 1 milion euro mund të jetë vetëm dëmi i mallrave. Vlera totale këtu mund të jetë shumë më e madhe, sepse këtu janë magazina shumice. Ky nuk është treg rrobash të përdorura. Ky është treg industrial. Është tregu më i madh i shumicës që furnizon të gjithë Shqipërinë. Këtu vijnë biznese dhe klientë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi”, u shpreh një tregtare.

Një tjetër tregtar u shpreh se vlera e mallit që ka humbur është mbi 200 milionë lekë. Ai pohoi se bizneset nuk i kanë të siguruara.

“Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Vlera e mallit sa të duash mbi 200 milionë lekë, po të tjerët që kanë më shumë. Vajza ime kishte dy dyqane. Jemi në qiell të hapur. Asnjëherë nuk na kanë kërkuar të iknim. Nuk i kemi pasur të siguruara bizneset, nuk na i siguronin. Kemi shkuar tek sigurimet dhe me këtë lloj ndërtimi nuk e merrnin përsipër. Unë paguaja 517 mijë lekë, vajza më shumë se 1 milionë lekë. Ka plas zjarri tek panelet, nuk është për fajin tonë. E gjithë jeta jonë ishte këtu. Nuk kam ku të shkoj,” tha ai.

Dy kapanonet e djegura A dhe B në tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në Tiranë raportohet se kanë më shumë se 100 magazina, me një hapësirë totale rreth 10 mijë metra katrorë.

Zjarri masiv nisi në orët e pasdites së 8 janarit dhe u desh ndërhyrja e disa forcave zjarrfikëse, nga Tirana, Vora, Kamza, Elbasani si dhe forcat e ushtrisë, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk ka një variant zyrtar në lidhje me shkakun e zjarrit, po paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar prej elektricitetit.