Zjarret ne oklahoma dhe teksas e1742038081811 1024x563

Teksasi dhe Oklahoma janë përfshirë nga zjarret. Qyteti më i prekur në Oklahoma është ai i Stillwater ku vatrat e zjarrit kanë detyruar autoritet të lëshojnë urdhra evakuimi për banorët.

Ata janë paralajmëruar të mos kthehen në zonat e evakuuara, pasi zjarret po digjen në mënyrë aktive në shumë zona të qytetit.

Urdhrat e evakuimit janë lëshuar edhe për pjesë të tjera të Oklahomas, pasi zjarret e shumta vazhdojnë të dalin jashtë kontrollit, duke lënë mijëra banorë pa energji elektrike.

Departamenti i Transportit i Oklahomas dhe Autoriteti Turnpike i Oklahomas kanë mbyllur gjithashtu një sërë aksesh rrugore.

Në Teksas, zjarri në qytetin e vogël Roberts ka djegur rreth 11,000 hektar. Kjo vatër zjarri momentalisht është 50% i  kontrolluar që nga mbrëmja e së premtes.

Në pjesën perëndimore të këtij shtetit ka patur disa aksidente rrugore për shkak të dukshmërisë së ulët për shkak të tymit të zjarreve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights