Zjarret 1 1 1024x576

Pjesa perëndimore e Izmirit në Turqi vijon të jetë nën pushtetin e flakëve. Flakët u kanë marrë jetën 2 personave.

Viktima e fundit u gjet në lagjen Ödemiş, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, ndërsa një 81-vjeçar ndërroi jetë në shtëpinë e tij.

Një grup që quhet “Fëmijët e Zjarrit” mori përgjegjësinë për “dhjetëra zjarre në gjashtë qytete turke”, sipas një deklarate të shpërndarë në internet. Grupi, i cili është pak i njohur, thotë se është i lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është shpallur grup terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët me helikopterë dhe aeroplanë që hedhin ujë mbi terrenin malor në Izmir, ndërsa autoritetet mbyllën disa rrugë që të çojnë në qytetin turistik të Çeşmesë në Egje.

Zjarret shpërthyen gjithashtu në provincën turistike jugore të Antalias dhe në zonat pyjore pranë Stambollit, qytetit më të madh të Turqisë. Deri më tani raportohen se janë djegur mbi 200 shtëpi.

Nga ana tjetër, autoritetet në Greqi po përballen me zjarre të shumta që kanë detyruar evakuime masive, ndërsa janë shtuar shqetësimet për sezonin turistik.

Një zjarr i madh në Kretën juglindore, i cili çoi në evakuimin e mijëra njerëzve, është vënë nën kontroll.
5,000 pushues janë larguar tashmë, duke vënë në diskutim rezervimet e ardhshme në ishull.

Një zjarr i madh u raportua pranë shtëpive në Rafina, një qytet bregdetar në lindje të Athinës, ku pati mbyllje rrugësh dhe vonesa fluturimesh. Autoritetet kanë bërë gjithashtu arrestime në lidhje me zjarre të tjera.

Pavarësisht sukseseve të fundit, një rrezik shumë i lartë zjarri parashikohet përgjatë fundjavës në disa zona si Atikë, Greqinë Qendrore, Peloponez dhe Egjeun Verior.

Greqia po përgatitet për valën e dytë të madhe të të nxehtit të verës, që fillon të dielën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights