Affabe828c215008b30a801c59f87a26 696x464

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë godinën e Universitetit të Tuscias, në qytetin italian të Viterbos.

Flakët nisën nga çatia ku po kryheshin punime dhe u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë laboratorët e kimisë.

Të gjithë studentët, mësuesit dhe stafi u evakuuan menjëherë nga ambientet e universitetit por disa media italiane raportojnë për një person të zhdukur. Zjarri është përkeqësuar nga prania e substancave kimike në laboratorë.

Forcat zjarrfikëse dhe një njësi e specializuar ushtarake, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights