Zjarr pallat 1024x773

Një zjarr ka përfshirë një apartament në katin e katërt të një pallati në qytetin e Peshkopisë, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme materiale në disa apartamente.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10, kur flakët kanë shpërthyer në një prej apartamenteve dhe janë përhapur me shpejtësi edhe në apartamentet e tjera në të njëjtin kat.

“Rreth orës 02:10, në qytetin e Peshkopisë, ka rënë zjarr në një apartament në katin nr 4, të një pallati, ku si pasojë zjarri është përhapur edhe në disa apartamente të tjera që ndodheshin në këtë kat.”, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës.

Forcat Zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të evakuuar banorët e pallatit, duke shmangur çdo rrezik për jetën e tyre. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas disa orësh përpjekjeje, është bërë e mundur shuarja e plotë e flakëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights