Pavarësisht se ky fund sezoni është tepër impenjativ, tek Interi nuk lënë pas as merkaton për t’u përforcuar për sezonin e ardhshëm.
Sa i përket repartit ofensiv, që drejtuesit zikaltër e dinë se ka nevojë për disa përforcime të nivelit të lartë, ide ka shumë, ndërsa së fundmi është rikthyer në modë emri i Joshua Zirkzee.
Pas një sezoni të komplikuar te Manchester United, holandezi është në kërkim të ndryshimit dhe mund të shqyrtojë seriozisht mundësinë e kthimit për të luajtur në Serie A, këtë herë me fanellën e zikaltërve.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, idea e Ausilio-s do të ishte që ta finalizonte operacionin me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes, për ta vlerësuar performance e futbollistit nga afër për të gjithë sezonin në vazhdim, e më pas, të mbyllte procesin e blerjes.
Zirkzee u ble nga “Djajtë e kuq” për shumën e 40 milionë Eurove dhe në msohën 23 vjeçare merr një rrogë 3.5 mln Euro, përfshirë edhe bonuset në një sezon.
E të tilla shifra janë në një linjë me vizionin e ri të drejtuesve dhe parametrat ekonomikë që Interi mund të përballojë.
Sidomos duke marrë në konsideratë moshën e lojtarit, që do të përfaqësonte jo vetëm një investim për të tashmen, por edhe për të ardhmen.
Por holandezi nuk është futbollisti i vetëm që po vëshgohet nga zikaltrit për sezonin e ardhshëm.
Nico Paz është një tjetër i ri i ndjekur me vëmendje, por Ausilio mendon për të tjera alternativa.
Nëse Napoli do të riniste sulmin për të marrë Fratesin, kjo do të rihapte pistën për Giacomo Raspadori-n.
Për rolin e sulmuesit të katërt në klub, përmenden kandidaturat e Castro-s dhe Bonit që luan me Parmën.