1683569324 16077360673f8f6869d54b sd

Një 42-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Skrapar, ndërsa familjarët kanë ngritur alarmin për gjetjen e tij.

Pas kallëzimit nga familja, policia ka nisur kërkimet ku pranë kanioneve të lumit Osum janë gjetur sende personale të 42-vjeçarit dhe motomjeti.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale I.K., dyshohet se është hedhur në lumë.

“Informacion paraprak/Dje, kallëzuan familjarët e shtetasit I. K., 42 vjeç, banues në Skrapar, se ai ishte larguar nga banesa. Shërbimet e Policisë nisën menjëherë kërkimet dhe gjatë kërkimeve gjetën pranë kanioneve të lumit Osum, konkretisht në vendin e quajtur “Ura e Blezënkes”, motomjetin dhe sendet personale të 42-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas mund të jetë hedhur në lumë. Vijojnë kërkime për gjetjen e këtij shtetasi, si dhe vijojnë hetime për të dokumentuar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights