Sipas ‘Feeding America’, amerikanët hedhin rreth 41 miliardë kilogramë ushqim çdo vit, duke krijuar 145 miliardë vakte të humbura. Tani, aplikacione të avancuara si ‘Too Good to Go’ ndihmojnë në shpërndarjen e këtij ushqimi te ata që kanë nevojë.

Restoranti indian ‘Rasa’ në Uashington ofron porosi me çmim të ulët për ushqime që ndryshe do të hidhen. Një pjatë zakonisht kushton 10-13 dollarë, ndërsa përmes aplikacionit shitet për 6.5 dollarë. Sipas bashkëpronarit, Rahul Vidon, kjo sjell klientë të rinj dhe është një zgjidhje më e mirë se hedhja e ushqimit.

Aplikacioni, që filloi në Danimarkë në 2015, tani ka rreth 8 milion përdorues në SHBA. Chris MacAulay, zëvendës-president i kompanisë, thotë se shumë përdorues blejnë ushqim për familjet e tyre dhe mbështesin këtë iniciativë.

Përveç kësaj, Nju Jorku ka rreth 400 kosha për riciklimin e ushqimeve për të krijuar pleh natyral. Sipas Departamentit amerikan të Bujqësisë, një e treta e ushqimeve në SHBA hidhet. MacAulay thekson se është e nevojshme që të gjithë të kontribuojnë për të reduktuar këtë problem, që ndikon edhe në ndryshimet klimatike për shkak të gazrave të dëmshëm që lëshohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights