Belinda balluku

Në hyrje të qytetit të Shkodrës, kantieri i ndërtimit në segmentin rrugor “Kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut” po avancon me ritme të qëndrueshme.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi punimet nga afër, ku u shpreh se ura ekzistuese nuk do të preket, ndërsa paralelisht po ndërtohet një urë e re, e cila do të shërbejë si një krah i dedikuar për trafikun që vjen nga Tirana në drejtim të Shkodrës.

Sipas ministres Balluku, ky projekt nuk ka vetëm funksion rrugor, por përfshin edhe elementë të rëndësishëm urbanë.

Segmenti do të jetë i kategorisë D, me dy korsi për çdo kah lëvizjeje dhe me trotuare mbi 1.5 metra në të dy anët, duke respektuar standardet bashkëkohore të infrastrukturës rrugore.

Punimet pritet të përfundojnë brenda vitit 2025, ndërsa afati zyrtar i dorëzimit të projektit është caktuar për qershorin e vitit 2026.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights