Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike mëngjesin e sotëm. Meta do ketë një takim me kryetarin e PD-së Sali Berisha.

Takimi vjen një ditë pas regjistrimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KQZ për zgjedhjet në Kukës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e djeshme regjistroi Koalicionin “Bashkë Fitojmë” në garën elektorale për Bashkinë e Kukësit, që do të mbahet më 24 shtator.

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, në mbledhjen e zhvilluar tha se ky koalicion përbëhet nga Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta dhe drejtuese e koalicionit dhe Partia Demokristiane.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights