Groenlanda 1

Opozita e qendrës së djathtë të Groenlandës ka fituar zgjedhjet e saj të përgjithshme, tregojnë rezultatet, në një votim të dominuar nga premtimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të marrë territorin autonom të Danimarkës.

Me më shumë se 90% të votave të numëruara, partia Demokratike  e cila favorizon një qasje graduale ndaj pavarësisë mori gati 30% të votave.

“Njerëzit duan ndryshim. Ne nuk duam pavarësinë nesër, duam një themel të mirë”, u tha Jens-Frederik Nielsen, drejtuesi i Partisë Demokratike.

Naleraq, një tjetër parti opozitare e cila dëshiron të nisë menjëherë procedurat e shkëputjes nga Kopenhagen dhe të ketë lidhje më të ngushta me SHBA, u rendit e dyta në sondazh me rreth 25%. Partia”Komuniteti i Popullit” gjithashtu një parti pro-pavarësisë u rendit e treta me mbi 21%, ndërsa partia “Përpara” që është  një koalicion qeverisës me krahun e majtë  doli e katërta me afro 15% të votave.

Rreth 44,000 banorë të Groenlandës nga një popullsi prej 57,000 ne total kishin të drejtë të votonin për të zgjedhur 31 deputetë, si dhe qeverinë lokale. Gjashtë parti ishin në fletëvotim dhe të gjitha mbështesin pavarësinë, por ndryshojnë se si dhe kur mund të arrihet ajo.

Sipas një marrëveshjeje të vitit 2009 me Danimarkën, Groenlanda mund të shpallë ligjërisht pavarësinë  por vetëm pasi të ketë mbajtur një referendum. Mbi 2 milionë kilometra katrorë të Groenlandës janë të mbushura me burime të mëdha natyrore, të pashfrytëzuara, duke përfshirë tokat e rralla.

Trump ka deklaruar se SHBA do ta marrë atë “në një mënyrë ose në tjetrën, ndërsa përmendi kërcënimet nga Kina dhe Rusia, të cilat të dyja i kanë kthyer sytë nga ishulli. Sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve të Groenlandës kundërshtojnë bashkimin me Shtetet e Bashkuara, megjithëse shumica favorizon pavarësinë nga Danimarka.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights