Vjosa osmani 1 1024x570

Brenda kësaj jave pritet që të shpallet data zyrtare për zgjedhjet lokale në Kosovë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur në një takim partitë politike për të folur në lidhje me këtë çështje.

Sipas “Indeksionline”, mësohet se takimi do të zhvillohet të enjten e 5 qershorit.

Këto zhvillime në presidencë vijnë në një kohë trazirash politike, ku disa komuna po përballen me vakume institucionale.

Po ashtu mësohet se Presidentja Osmani është duke zhvilluar konsultime me partitë politike, për të garantuar një proces të koordinuar dhe ligjërisht të qëndrueshëm, para marrjes së vendimit përfundimtar për datën e votimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights