Image 612

Të premten në mesnatë, është mbyllur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, janë bërë pjesë e këtij procesi i cili kësaj here do të zhvillohet vetëm nëpërmjet postës.

“Votimi përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor. Pra, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale nuk ka votim në përfaqësi diplomatike, por vetëm përmes postës”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në këtë proces zgjedhor, votuesit jashtë Kosovës nuk do të shkarkojnë fletëvotimet nga webfaqja e KQZ-së, siç kanë bërë në zgjedhjet e kaluara, por do t’i marrin ato në adresën e tyre të cilën e kanë deklaruar gjatë regjistrimit.

“Në bazë të rregullores për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që, shtetasve të Kosovës që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit, t’ua dërgojë përmes postës pakon me nga dy fletëvotime. Ndërkaq, është detyrë e secilit prej tyre që pakon me fletëvotime ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që hapen në shtete të ndryshme të botës dhe në Kosovë”, shtoi Valmir Elezi.

Votuesit e regjistruar nga jashtë do të dy fletëvotime, një për Zgjedhjet për Kryetar Komune dhe një tjetër për Zgjedhjet për Kuvend Komunal. Shtetasit që nuk janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, do ta gjejnë emrin e tyre në Listën e Votuesve brenda vendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights