Img 4261 696x464

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi caktoi sot 46 monitorues për monitorimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për organet e qeverisjes vendore për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, të datës 9 nëntor.

Kështu në Bashkinë Tiranë u caktuan 27 monitorues, në Bashkinë Berat, u caktuan 4 monitorues, në Bashkinë Vlorë, u caktuan 8 monitorues, në Bashkinë Tepelenë u caktuan, 3 monitorues, në Bashkinë Cërrik, u caktuan 2 monitorues, në Bashkinë Mat, u caktuan 2 monitorues.

Gjithashtu u plotësuan vakancat e krijuara në pesë këshillat bashkiakë:

Në këshillin e Bashkisë Belsh, u plotësua vakanca me kandidatin e Partisë Demokratike, Ardjan Allkja.

Në këshillin e Bashkisë Korçë, u plotësua vakanca  me kandidatin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”  Sanjel Skënderas.

Në këshillin e Bashkisë Divjakë u plotësua vakanca me kandidatin e Partisë Socialiste, Roza Troshku.

Në këshillin e Bashkisë Maliq u plotësua vakanca me kandidatin e Partisë Socialiste, Selami Muço.

Në këshillin e Bashkisë Elbasan u plotësua vakanca me kandidatin e Partisë Socialiste, Arbër Haxhiu.

KSHZ vendosi të caktojë partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), që do të ngrihet dhe funksionojë për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në disa njësi të qeverisjes vendore të datës 9 nëntor 2025,

Sipas vendimit, tre anëtarë propozohen nga Partia Socialiste, dy anëtarë propozohen nga Partia Demokratike dhe një anëtar propozohet nga Partia e Lirisë.

Ndërsa anëtari i shtatë dhe sekretari i KZAZ-së u përcaktua pas shortit që u zhvillua ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Rezultatet e shortit përcaktuan se anëtari i shtatë i KZAZ-ve me numër tek do të propozohet nga PS, ndërsa anëtari i shtatë i KZAZ-ve me numër çift do të propozohet nga PD.

Sekretari i KZAZ-ve me numër çift do të propozohet nga PS, ndërsa sekretari i KZAZ-ve me numër tek do të propozohet nga PD.

Partitë politike duhet të paraqesin kandidaturat për anëtarë dhe sekretar të KZAZ-së, jo më vonë se data 10 tetor 2025.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights