Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, KQZ gjatë seancës së sotme ka miratuar listat e kandidatëve për deputetë për 7 subjekte zgjedhore që zgjedhjet e 11 majit. Seanca u mbajt sot në orën 12:00 siç ishte njoftuar nga kreu u KQZ, Ilirjan Celibashi ku u shqyrtuan kërkesat për miratimin e listave shumëemërore të disa subjekteve zgjedhore, të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë seancës janë miratuar listat shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë,
Partisë Socialdemokrate, Partisë Koalicioni Euroatlantik, Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet,
Koalicionit “Djathtas për Zhvillim, Partisë MUNDËSIA dhe Partisë Aleanca Demokracia e Re.
Subjektet Zgjedhore për të cilat u miratuan listat me kandidatë:
1. “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
2. “Partia Socialdemokrate”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
3. Partia “Koalicioni Euroatlantik”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
4. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
5. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
6. Partia “MUNDËSIA”, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025
7. Aleanca Demokracia e Re, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025