Komisioni Rregullator ka miratuar ditën e sotme modelin e fletës së votimit për e nigrantët ose siç i e kanë cilësuar ata oër votuesit nga jashtë. Modeli i miratuar është sipas propozimit të anëtarëve Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj.
Sipas propozimit, fleta e votimit për emigrantët duhet të ketë elemente dalluese nga ajo për votuesit brenda vendit. Në modelin e miratuar krahas emrit në fillim të fletës “FLETË VOTIMI NGA JASHTË”, nga mbrapa do të ketë dy shirita vertikalë në ngjyrë të përafërt me të kaltrën.
Në mënyrë që kur të jetë e palosur, të dallohet nga fletët e votimit të votuesve brenda vendit. KQZ tani kalon në procesin e përgatitjes së procedurave dhe përgatitjes së zarfeve për postën dhe dërgimin në Diasporë të fletëve për votuesit e regjistruar, sipas afateve ligjore.