Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në vizitën e tij të parë zyrtare në Poloni që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, falënderoi Poloninë për ndihmën e ofruar kundër agresionit rus dhe mbështetjen e saj drejt Bashkimit Evropian.

Pas një takimi ballë për ballë me homologun e tij polak, Zelensky tha gjatë bisedimeve me delegacionet polake dhe ukrainase se vizita e tij në Poloni ishte një gjest mirënjohjeje dhe një mundësi për të folur për të ardhmen e përbashkët, në BE, në NATO.

“Dua t’ju falënderoj që keni bërë gjithçka që është e mundur për fitoren tonë. Dua t’ju falënderoj që na keni forcuar në fushën e betejës”, tha Zelensky.

“Ne kemi ende shumë për të bërë në këtë drejtim. Para së gjithash… do të ketë fitore, pastaj gjithçka tjetër”, shtoi ai.

Presidenti polak, Andrzej Duda tha se aktualisht gjëja më e rëndësishme është mbështetja e Ukrainës në mënyrë që ajo të zmbrapsë armikun, pushtuesin rus, nga territori i saj.

Duda siguroi Zelensky për përpjekjet e vazhdueshme të Polonisë për të fituar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën në çdo forum evropian dhe global

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights