if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Hena e re 1024x562

Zbulohet një hënë e re në sistemin diellor. Ajo ka një diametër prej rreth 10 km dhe orbiton rreth planetit Uran.

Hëna është vëzhguar dhe zbuluar falë teleskopit hapësinor James Webb dhe ka marrë emrin provizor S/2025-U1, por së shpejti mund të emërtohet sipas një personazhi nga veprat e Shakespeare, ashtu si është vepruar edhe me 28 satelitët e tjerë natyrorë të planetit.

Urani është një nga planetët më pak të njohur në Sistemin Diellor, dhe vëzhgimi i tij nga afër është realizuar vetëm në vitin 1986 nga sonda Voyager 2 e NASA-s, gjatë një fluturimi në një distancë prej 80 mijë km.

Hëna e re e Uranit ka një orbitë prej 56 mijë km, një karakteristikë që bën shkencëtarët të mendojnë se ajo është formuar pikërisht në pozicionin e saj aktual.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights