Një bote uji larg 564 vite dritë nga Sistemi Diellor. Është hedhur dritë mbi përbërjen e tij dhe ky planet pothuajse i gjithë prej akulli, e një pjesë ndoshta edhe me ujë në gjendje të lëngshme.
Është Kepler -10c, i ngjashëm me Neptunin në sistemin tonë, por shumë më i vogël. Rezultati i përllogaritjeve dhe studimit ndërkombëtar të detajuar është në publikim në revistën shkencore Astronomy and Astrophysics dhe i disponueshëm dhe në platformën arXiv.
Ekzistenca e të ashtuquajturit Water World, (Bota e Ujit), ishte parashikuar teorikisht nga modelet e formimit dhe migrimit planetar. Ndërsa konfirmimi i plotë pritet të mbërrijë nga studime më të sakta mbi studimin e atmosferës me teleskopin hapësinor James Webb, që mendohet të jetë e pasur me avuj uji.
Deri tani ky është studimi më i plotë dhe i saktë i realizuar mbi exoplanetë, pra jashtë sistemit tonë.