1733233175 dd464e3bf5104730837c6bdf094c5ef2

Pas aplikacioneve të famshme “SkyECC” dhe “EncroChat”, të cilat përdorën nga grupe kriminale shqiptare për aktivitete të paligjshme si vrasje dhe trafiku i drogës, tani është zbuluar një tjetër platformë e ngjashme, e quajtur “Matrix”. Ky aplikacion është përdorur nga bandat kriminale, përfshirë ato shqiptare, për të koordinuar veprimet e tyre të paligjshme. Operacionet e përbashkëta ndërkombëtare, të udhëhequra nga autoritetet të Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës, kanë çuar në zbërthimin e këtij aplikacioni të koduar.

Europol njoftoi se gjatë hetimit u deshifruan mbi 2.3 milionë mesazhe, të cilat përfshinin aktivitetet e krimit të organizuar, si trafiku i drogës, armëve dhe pastrimi i parave. Përdoruesit e aplikacionit “Matrix” paguanin midis 1300 dhe 1600 euro për një abonim gjashtë mujor, dhe rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues. Hetimet zbuluan se ky aplikacion ishte teknologjikisht më i avancuar dhe më i sigurt se platformat e tjera të ngjashme, duke përfshirë përdorimin e mbi 40 serverëve në Francë dhe Gjermani për të mbështetur shërbimin.

“Matrix” ishte zbuluar fillimisht nga autoritetet holandeze pas gjetjes së tij në telefonin e një të dënuari për vrasjen e një gazetari. Në një aksion të realizuar këtë javë, autoritetet kanë arrestuar një person në Francë, dy të tjerë në Spanjë, dhe kanë kontrolluar shtëpi në Lituani. Gjithashtu, serverët e aplikacionit u hoqën nga Franca dhe Gjermania. Ky zhvillim është një tjetër goditje për krimin e organizuar, duke u bërë një mjet të rëndësishëm për hetimet e ardhshme që lidhen me krime ndërkombëtare.

Përgjimi dhe ndërprerja e këtyre platformave të krimit ka detyruar kriminelët të kërkojnë shërbime të tjera komunikimi, më të pasigurta dhe të krijuara për qëllime anonimiteti, që ndihmojnë për të fshehur aktivitetet e tyre kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights