Sddefault

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në garazhin Elis Kosovës. Ngjarja ndodhi më 24 korrik në rrugën “Peti” në Tiranë.

Në kuadër të hetimeve, u sekuestrua edhe automjeti që dyshohet se u përdor gjatë kryerjes së krimit. Autori i dyshuar është shtetasi K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Kujtojmë se nga shpërthimi u dëmtuan 4 automjete, por nuk pati të lënduar.

Para oficerëve të policisë, Kosova ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte.

Elvis Kosova është një emër i njohur për policinë. Në gusht të vitit 2024 u ndalua me akuzën e vjedhjes, por pas disa ditësh, u lirua.

Bëhej fjalë për një mjet Audi R8 i cili ishte marrë me qira në Gjermani nga një shtetas turk, i cili ia dha 39 vjeçarit.

Pas disa ditësh ky i fundit e denoncoi të vjedhur në policinë e Tiranës. Por pas hetimeve, mjeti luksoz u gjet i fshehur në fshatin Prush ndërsa policia ndaloi Kosovën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights