Zbardhet dosja hetimore në lidhje me
arrestimin e Milena Derajt, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e cila
akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.
Përmes mashtrimit, e
reja I kishte marrë disa personave shuma të mëdha eurosh. Rasti i parë bën
fjalë për një shumë që Deraj ka marrë, konkretisht 340 mijë euro, ku një pjesë
të tyre, ajo e ka përdorur për të investuar për një shtëpi në Salari në
Tepelenës.
Ndërkohë, shtetases
Elira Shyti pretendohet se Deraj i ka marrë 250 mijë euro, me prentendimin se
do t’i investonte në bono thesari dhe se do të përfitonte shuma të larta me
interesa. Por mësohet se ish-punonjësja e BSH-së i ka kthyer vetëm 5 mijë euro
Shytit.
“Nga veprimet hetimore
na rezulton se kjo shtetase ka mashtruar më shume se një herë shtetas të
ndryshëm, në shuma të mëdha parash.
Ditën e sotme, është
paraqitur shtetasja Milena Deraj pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës ku ka
kallëzuar se është kërcënuar nga shtetasit Abedin dhe Shyqyri Ferracaku, të
cilëve i kishte marrë një shumë prej 340 mijë euro për t’i ndihmuar në një
çështje gjyqësore në prokurorinë e Shkodrës, por pasi ka marrë këtë shumë
parash, ka investuar një pjesë të tyre në një shtëpi në fshatin Salari në
Tepelenë, duke mos jua kthyer më këto para.
Po ashtu një tjetër
shtetase, Elira Shyti, person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por dhe e
pranishme gjatë zhvillimit të ngjarjeve, e cila ka kallëzuar se Deraj e ka
mashtruar atë në shumë prej 250 mijë euro, me prentendimin se do t’i investonte
në bono thesari dhe se do të përfitonte shuma të larta me interesa.
Por në fakt në total
Milena i ka dhënë një shumë prej 5 mijë eurosh, e më pas pjesën tjetër të
parave nuk ja ka kthyer më, por as duke përmbushur qëllimin për të cilin kishte
marrë paratë.”, thuhet në dosjen hetimore.
Kujtojmë se gjykata e
Tiranës caktoi masën ‘arrest me burg’ për Derajn, e cila deklaroi në sallën e
gjyqit se ishte marrë peng dhe kërcënuar nga 4 banda