Tefik Tashi,
58-vjeçari i cili vrau me sëpatë kunatën e tij Alma Qevanin në fshatin Kusarth të Elbasanit ka dhëne
deshminë e parë perpara grupit hetimor.
Ai deklaroi se vrau kunaten e tij pasi ajo kishte ditë që
nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtepine ku ai jetonte
Kjo mendohet
të ketë qenë pikenisja e konfliktit që perfundoi tragjikisht mesditen e së mërkurës.
Gjithashtu përpara
hetuesve ai ka pohuar se kunata e tij Alma e ofendonte shpesh kohët e fundit
duke i thënë se është impotent.
‘Kishte kohë
që më ofendonte, nuk munda ta duroj dot, më ofendonte sa herë madje edhe në
prani të familjarëve.’- mësohet të këtë thënë ai.
58-vjeçari
ka goditur rreth ores 18:00 me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij .
Goditja në
pjesën e kokës ka qenë fatale për 44-vjecaren e cila ka humbur jetën