if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
 640 0 1741256617xpou 604

Policia e Tiranës ka përparuar në hetimet e vrasjes së Rayyan Alwan, 24 vjeçare, që u ekzekutua disa ditë më parë nga babai i saj, Fadi Alwan. Hetuesit dyshojnë se motivet e kësaj ngjarjeje tragjike lidhen me një sërë konflikti që ka pasur viktima me familjen e saj, të krijuara pas divorcit dhe jetesës së saj, që sipas familjarëve, ishte larg parimeve të Islamit.

Rayyan kishte tre fëmijë nga martesa e saj, dhe, sipas hetimeve, kishte një marrëdhënie të tensionuar me të atin për mënyrën e jetesës. Familjarët e saj që jetojnë në Gjermani kanë dhënë dëshmi për mënyrën e jetesës së saj, duke theksuar se ajo e kishte jetuar jetën në mënyrë të lirë dhe ndryshe nga parimet tradicionale të familjes, veçanërisht ato fetare.

Në hetim janë përfshirë edhe dokumente të gjetura që lidhen me identitetin e viktimës dhe autorit të dyshuar, ku është gjetur një numër identifikimi që ka lidhje me dokumente kosovare. Kjo ka bërë që policia të kërkojë informacion nga autoritetet kosovare për të verifikuar identitetin dhe të dhënat e dyshuarve.

Fadi Alwan, i dyshuari për vrasjen, dyshohet të jetë larguar për në Liban, dhe është hera e parë që ai dhe vajza e tij udhëtuan në Shqipëri. Viktima kishte bërë një kallëzim në Gjermani për dhunë në familje nga ana e të atit, çka shton dyshimet për tensionet që çuan në këtë tragjedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights