Në mbledhjen e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale, në debat është përfshirë edhe Xhelal Mziu.

Drejtuar kreut të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, Mziu i tha të mos marrë rolin e policit.

“Asnjë prej jush nuk foli për kompetencë dhe ekonominë, Nuk shkon e zgërdhimja. Mos kalo në rolin e policit ordiner tani.

Mos më bo mu si papagalli. Rri aty te kanalet, se nuk i kupto shumë gjërat ta.

O shoku Pjerin…shoku polic, ku merr vesh nga shifrat t’i, je dru fare nga kjo pjesë. Reforma territoriale e 2015 nxori në pah edhe probleme.

A nuk do ishte normale që një bashki të kishte kompetencën e arsimit parauniversitar?

Nuk e di kush është qëndrimi juaj. A nuk do të ishte normale, që shërbimi parësor të jetë kompetencë e bashkisë, apo edhe qarkullimin rrugor sidomos brenda qytetit”, tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights