Mëngjesin e sotëm, përdoruesit kanë raportuar probleme me WhatsApp në versionin web.
Ky nuk është mosfunksionim i përgjithshëm i platformës, por vetëm në versionin që mund të përdoret përmes web.whatsapp.com.
Përdoruesit kanë hasur vështirësi me lidhjen, probleme me ngarkimin që kanë penguar përdorimin e zakonshëm të shërbimit.
Downdetector e ka konfirmuar këtë. Sipas raportimeve, mosfunksionimi ishte i përhapur dhe nuk po ndodhte vetëm në një zonë të caktuar gjeografike.
Momentalisht, duket se gjendja i është kthyer normalitetit. Nuk është ende e qartë nëse problemi u shkaktua nga ndonjë defekt në server apo ndonjë përditësim.
WhatsApp nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare lidhur me situatën.