Aleksander vucic 3 e1740482318635 1024x571

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u kërkoi falje qytetarëve pasi Serbia votoi pro një rezolutë të OKB-së për Ukrainën, duke thënë se ishte një gabim.

Sipas tij Serbia duhet të kishte abstenuar nga votimi për rezolutën e propozuar nga BE-ja.

“Mendoj se Serbia duhet të ishte përmbajtur, të abstenonim në Kombet e Bashkuara. Nuk mund të fajësoj askënd përveç vetes. Nuk kam patur mjaftueshëm kohë që të merrem me këtë çështje. Përsa i përket rezolutës amerikane, votuam pikërisht ashtu siç duhej, abstenuam. Sipas mendimit tim duhet të kishim abstenuar edhe për rezolutën evropiane”, tha Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç tha se ai beson se Serbia nuk duhet t’i bëjë lajka Rusisë apo SHBA-së, por se do të ishte në interesin e saj më të mirë të abstenonte.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një projekt-rezolutë pro sovranitetit territorial të Ukraines. Rusia dhe SHBA-të votuan kundër saj.

Rezoluta pro Ukrainës u miratua me 93 vota pro, 18 shtete ishin kundër dhe 65 abstenuan. Nga rajoni ynë vetëm Maqedonia e Veriut abstenoi, ndërsa Shqipëria dhe shtetet e tjera ballkanike votuan pro.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights