Polici i vrare muhamed kika

Një efektiv policie në Kosovë është vrarë mbrëmjen e djeshme (1 prill), në zonën e Kaçanikut.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00, në hyrje të ndërtesës së policit, në rrugën Idriz Seferi. Viktima është polici Muhamed Lika.

Fillimisht ai u gjet në vendngjarje në gjendje të rëndë, e u transportua në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.

 

“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik”, deklaroi Veseli.

Po kështu, viktima ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Kaçanik, Besim Ilazi, përmes një postimi në rrjete sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ngjarjen e rëndë, dhe shkruan se është i tronditur nga vdekja e ish-ushtarit të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Të tronditur nga ngjarja e fundit tragjike në Kaçanik, ku humbi jetën polici, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Muhamed Lika.

Me këtë rast në emër tim dhe të institucioneve komunale, ndajmë ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët nga Policia e Kosovës dhe gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut e mbarë Kosovës.

Lutemi që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë, e shpirti i tij pushoftë i qetë në paqen e  paskajme

 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights