Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ‘arrest në burg’ për Arsen Muskurtin.

Muskurti autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës së tij Dritan dhe Nora Muskurti është paraqitur sot në Gjykatë ku u njoh dhe me masën e sigurisë.

Ngjara e rëndë e ndodhur para disa ditësh në kryeqytet  tronditi mbarë opinionin publik, në ambiente e agjencisë turistike në pronësi të tyre.

Dëshmia e tij para togave të zeza. “Kam bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën. Armën e kam patur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes”, tha autori i vrasjes së Dritan dhe Nora Meskurtit.

Duke u justifikuar për aktin e tij makabër, 38-vjeçari tha se e kreu krimin pasi ata e shantazhonin.

“Me shantazhonin dhe mbrojtjen e bëra për këtë arsye”, pohoi në gjykatë autori. Pas dëshmisë së tij, avokati i tij, kërkoi 30 ditë kohë për të bërë një akt për gjendjen psikike të klientit të tij, pasi përdor ilaçe.

Kujtojmë se ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pasditen e 30 gushtit në afërsi të Rrugës së Kavajës.

38-vjeçari pas shumë konfliktesh për çështjes pronësie me të vëllanë dhe një shumë prej 17 milionë lekësh që ky i kishte viktimës, shkoi në agjencinë turistike të 44-vjeçarit dhe e vrau bashkë me të shoqen.

Pas krimit, autori tentoi të arratisej, ndërsa u kap 2 orë më pas, në prani të bashkëshortes së tij dhe të një prej 7 fëmijëve.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights