Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllan dhe kunatënn e tij muajin e kaluar në Tiranë.
Arsen Muskurti vrau me armë vëllain e tij dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 30 gushtit në Tiranë.
Arsen Muskurti mori armën dhe vrau çiftin e bashkëshortëve brenda ambienteve të biznesi të tyre.
Pasi krimit të rëndë ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua disa orë më vonë.
Muskurti nuk ka shfaqur pendesë në seancën e parë gjyqësore.
Shkak për krimin e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet që dy vëllezërit kishin mes njëri-tjetrit.
Muskurti kishte anikumuar vendimin e gjykatës për arrestin në burg, ndërsa avokati ka kërkuar të kryhet aktekspertimi i shëndetit mendor.

