Lekë Vuksani i cili
është tashmë i arrestuar për vrasjen e Petrit Vuksanit në Shkodër ka pranuar autorsinë e krimit të rëndë
.
“Me Petritin jemi
njohur sepse edhe ai është nga Dukagjini. I kam marrë shtëpinë me qira duke
qenë se ndodhej në Angli. Muajt e fundit kemi patur disa debate për qiranë e
shtëpisë por edhe për pagesat e ujit dhe të energjisë elektrike.
Autori i vrasjes ka
deklaruar më tej se arma me te cilen është
kryer krimi nuk ka qenë e tij por e Petritit
Atë ditë kur ndodhi
vrasja Petriti erdhi dhe më nxori nga shtëpia. Unë u ktheva dhe e gjeta vetëm.
Aty kemi debatuar dhe në debat e sipër gjeta një automatik që nuk është i imi,
por i Petritit. Në debat e sipër kam marrë armën dhe e kam qëlluar”.
Pavarësisht pretendimeve se arma e krimit
është e viktimës, policia ka prova se armën e solli autori i dyshuar me vete
dhe se ishte e tij.
Pas vrasjes autori
u largua duke hyrë me dhunë në një shtepi dhe duke kërcënuar të zonjën e
shtepisë për të mos lajmëruar policinë.
Leke Vuskani u arrestua 21 orë pas krimit të rëndë
i cili ndodhi të martën në Shkodër ndërsa viktima Petrit Vuksani kishte pak kohë
që ishte kthyer nga Britania e Madhe.