I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u shoqërua ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku do të dëshmonte në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës, dhe Enver Divës, për vrasjen e katër personave, vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Në dëshminë e Henrik Hoxhajt, i cili ishte një nga autorët e atentatit të Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, i cili ishte objektiv ka treguar detaje por dhe pazaret e krimit .

Teksa ka treguar njohjen me Nuredin Dumanin, Hoxhaj ka thënë se ai i kishte premtuar 60 mijë euro për vrasjen Shkozës.

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri.

Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedikja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s’kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjatur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me ne por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armë, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhias”, tha Henrik Hoxhaj në dëshminë e tij.

Kjo dëshmi u bë edhe shkak për shtyrjen e seancës në Gjykatën e Posaçme për Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës, dhe Enver Divës.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights