Një
atentat i pastër i mori jetën një 19-vjeçari në Shkodër teksa pinte kafe në një
lokal pranë shtëpisë në lagjen Guerrile. Por hetuesit ende nuk kanë asnjë të
dyshuar, pasi i riu, Erjon Xhenje, nuk është përfshirë në asnjë ngjarje
kriminale. Të gjitha dyshimet çojnë drejt hakmerrjes së mundshme pasi i riu
kishte filluar punë në fermën e Asmer Bilalit, një personazh i njohur për
drejtësinë.
Një ngjarje
e rëndë ka ndodhur tronditi mbrëmjen e së dielës, 18 shtator 2022 qytetin e Shkodrës.
19-vjeçari
Erjon Xhenja u ekzekutua është vrarë me armë zjarri në bulevardin “Bujar
Bishanaku”.
Burime nga
vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima ka qenë brenda në lokal në momentin
kur ka ndodhur krimi ndërsa nuk ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur
ngjarja.
Mësohet se
në vendngjarje deri tani janë gjetur të paktën 30 gezhoja plumbash, ccka tregon
se ndaj viktimës është qëlluar me breshëri.
Burimet policore
thanë se autorët kanë qenë me motorçikletë dhe pasi kanë qëlluar janë larguar
me shpjetësi dhe jane futur në një rrugicë dytësore.
Pak minuta
më pas uniformat blu njoftuan se në lagjen “Guerrile” është gjetur
një motoçikletë duke u djegur dhe një armë zjarri pistoletë, që dyshohet se
janë përdorur nga autorët.
Burime bëjnë
se në dëshminë e parë të dhënë për efektivët e policisë babai I 19-vjeçarit ka
rrëfyer se komunikimin e fundit me të birin e ka pasur rreth dy orë para
ngjarjes së rëndë, të cilin e ka këshilluar që të shkonte në shtëpi pasi po
errësohej.
I ati i
viktimës, po shkonte në drejtim të Malit të Zi për t’u furnizuar me karburant,
por diçka e ka penguar dhe është kthyer në banesë.
Pak më vonë,
ai është informuar për ngjarjen e rëndë ku i biri ka mbetur i vdekur.
Gjatë
komunikimit të tij me efetivë të policisë, babai u shpreh se djali i tij nuk
kishte konflikte. Ai ka treguar për telefonatën e fundit me të birin ku i ka
kërkuar të kthehet në shtëpi: “Ku je? Hajde në shtëpi se po errësohet!”
Vijojnë
hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes dhe identifikimin e autorëve
