Në gjyqin për ekzekutimin e ish- policit, Santiago Malko po jepen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme.
SPAK ka kërkuar masën e dënimit:
Leonard Duka – 32 vjet burgim/ Dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së Lartë.
Erlis Duka – 25 vjet burgim
Fatmir Hyseni – 32 vite burgim
Aleksandër Manxhaku- 22 vjet burgim
Oltjon Loga – 23 vjet burgim
Dritan Agai- 23 vjet burgim
Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.
Kujtojmë se Leonard Duka u ekstradua nga Belgjika vitin e kaluar. Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në Gusht të 2019-ës në Tiranë. Mbi këtë akuzë, Duka u arrestua në Belgjikë në 14 shkurt të vitit 2023.
Për vrasjen e Santiago Malkos vijojnë në kërkim Elis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltion Logu. 25 vite burg janë dhënë ndërkohë për Ilir Selmanin, ndërsa Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen e Blendi Tetës, i akuzuar po ashtu për këtë çështje.
Emri i Leonard Dukës doli dhe në dosjen e operacionit “Revansh”, ku u zbardhën komunikime e biseda të zhvilluara në aplikacionin “Sky” dhe “Encrochat”.
Në këto biseda, Duka thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi. Mbi këto dyshime për Leonard Dukën, SPAK ka ngritur akuzën e sigurimit të kushteve të vrasjes në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.