Sherri mes të rinjve në qytetin e Gramshit ku mbeti viktimë një 16 vjecar dhe u plagos një tjetër ka nisur rreth dy javë më parë në rrjetin social TikTok.

Ky konflikt ka nisur fillimisht me mesazhe e më pas ata kanë lënë për tu takuar në një park lodrash më Gramsh.

Pasi janë takuar me njëri-tjetrin, fillimisht personat e përfshirë në ngjarje kanë debatuar dhe më pas sherri ka degjeneruar në konflikt fizik.

Burimet bëjnë me dije se ata janë takuar sërish ditën tjetër, por këtë herë njëri prej tyre ka nxjerrë thikën ku e ka goditur në pjesën kraharorit 16-vjeçarin, i cili rezulton të jetë edhe kushëriri i tij por që e ka vrarë aksidentalisht në konflikt e sipër.

Sot shkolla 9-vjeçare ku 16-vjecari që humbi jetën ishte nxënës, ka bërë një reagim në lidhje me ngjarjen.

Aty thuhet se ai u gjend rastësisht në atë konflikt, dhe se kishte ndërhyrë për të shuar zjarrin, por mbeti viktimë vetë.

“Fationi mbaroi mësimin, si çdo ditë tjetër, u interesua duke pyetur rojën e shkollës, se a ishte larguar nga shkolla motra e tij më e vogël, nxënëse në klasën e IV, e pasi u sigurua se ajo ishte larguar, u nis për në shtëpi.
Fationi u ndodh rastësisht aty, duke mos qenë ai pjesë e konfliktit në rrjetet sociale, por një i afërmi i tij.
Ai u përpoq t’i ndante në grindje e sipër, por përfundoi viktima e këtij sherri banal”, thuhet në reagimin e shkollës.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë policia e Elbasanit kam arrestuar katër të mitur.
Të arrestuarit janë Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Në njoftimin e bluve thuhet se këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç.

Për pasojë humbi jetën 16 vjeçari, ndërsa tjetri vijon të jetë në spital, pa rrezik për jetën.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights