Image 140 1024x584

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet ndaj të shumëkërkuarit Talo Çela dhe Festim Qolit.

Ndaj Çelës, SPAK ka ngritur akuzë të re për vrasjen e Fatmira Dedjes.

Ndërkohë për Qolin, prokurorët kanë ngritur akuzë si për vrasjen e saj, por edhe për ekzekutimin e djalit të saj, Elvis Dedja.

Si Çela dhe Qoli janë në kërkim ndërkombëtar.

Kujtojmë se bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka zbuluar detajet në lidhje këto ngjarje.

Elvis Dedja u ekzekutua në Qershor të vitit 2012 ndërsa e ëma e tij një vit më vonë.

Fatmira Dedja akuzonte publikisht në prokurori se djalin ia kishte vrarë Festim qoli.

Sipas dëshmisë së Dumanit, Qoli pagoi 40 mijë Euro për ta vrarë Fatmira Dedjan për shkak se ajo “fliste”.

Ajo u godit me grushte dhe me thikë nga Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights