Grei bihuci viktima ne fier 1024x639

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq për vrasje me paramendim dosjen ndaj dy të rinjve që akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci, ngjarje që ndodhi më 11 mars të vitit të kaluar.

Të arrestuarit e këtij rasti të rëndë janë Florjan Muka, 19 vjeç dhe kushëriri i tij, K. Muka, 17 vjeç.

Prokuroria thotë se nga hetimet e kryer rezultoi se ditën e ngjarjes fatale në Fier, viktima dhe autorët janë takuar për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale.

Dy autorët kanë pasur armë të ftohta me vete dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur Bihucin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Prokuroria kërkon deklarimin fajtor të Florjan Mukës dhe dënimin e tij me 25 vite burg. Sa i përket kushëririt të tij, për shkak të moshës së mitur, kërkon 12 vjet e 6 muaj burgim.

Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar që tentoi për të ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit asokohe.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights