Ngjarja te shkolla fan noli 1024x571

Në Gjykatën e Tiranës vijon gjyqi për vrasjen e 14-vjeçarit M.C në shkollën “Fan Noli”. Për shkak të moshës së të akuzuarit për ngjarjen, M.P, viktimës si dhe disa personave të tjerë të përfshirë, procesi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Në seancën e zhvilluar sot, më 3 korrik, kanë dëshmuar tre zyrtarë: Një mësuese, oficerja e sigurisë së shkollës dhe një polic i Bashkisë së Tiranës.

Ata kanë folur mbi sherret në shkollë, që dyshohet se çuan për ngjarjen tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit. Me interes është parë dëshmia e oficeres së sigurisë J.K.

Ajo ka treguar se mësuesja K.S i ka folur për disa nxënës që kishin folur me tone të larta dhe këtë bisedë e kishin kryer në tualetin e shkollës.

“Shkova dhe pashë që nxënësit nuk ishin më në tualet”, dëshmoi oficerja e sigurisë.

Ajo ka thirrur viktimën, për të cilin mësuesja kishte thënë që kishte folur me zë të lartë dhe se “kishte sharë në tërësi”.

“Por aty, këtë gjë e kishte marrë personale M. (autori i dyshuar) dhe kishin bërë debat. Thirra M. dhe më shpjegoi se nuk kishte asnjë problem mes tyre dhe se ishin në rregull”, kujtoi oficerja e sigurisë.

I akuzuari për këtë çështje nuk ishte i pranishëm gjatë seancës. Gjyqi ndërkohë u shty për në datën 14 korrik. Gjyqtarja vendosi të njoftojë sërish 14-vjeçarin e dyshuar si autor të ngjarjes, pasi ai pritet të pyetet për rastin, ose të refuzojë kërkesën për t’u pyetur.

Kujtojmë se ngjarja në fjalë tronditi mbarë opinionin publik në lidhje me sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe jo vetëm. Vrasja e 14-vjeçarit u bë shkak që qeveria shqiptare të niste një konsultim me prindërit në shkolla dhe më pas të vendoste ndalimin për një vit të aplikacionit të TikTok në Shqipëri.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights