Kolegji zgjedhor 1024x602

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të mos i veçuar ato në numërimin e votave të diasporës.

PD kërkonte nga Kolegji shfuqizimin e këtij vendimi të KAS. Sipas selisë blu, votat e Greqisë duhet të vendoseshin në një kuti të posaçme pasi pretendojnë për manipulim zgjedhor në shtetin helen.

Pro kësaj kërkese të PD-së vendosi Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit u ankimua nga Partia Socialiste në KAS, kërkesë të cilën siç e cekëm edhe më lart e pranoi duke vendosur që numërimi të vijojë për Greqinë njësoj si për votat e tjera.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights