Image 406 1024x576

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë sot, 15 tetor, Kosovën.

Siç ka njoftuar Zyra e saj, fillimisht do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e më pas me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas njoftimit zyrtar, takimet pritet të nisin në orën 13:00.

Vizita e Von der Leyen është në kuadër të turit ballkanik, të cilin e nisi me Tiranën, më 13 tetor.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Presidentja e KE-së, lavdëroi vendin tonë për rrugëtimin e bërë drejt Bashkimit Evropian, sidomos 3 vitet e fundit. Bashkë me kryeministrin Edi Rama, u shpreh besimplotë, se brenda 2027-ës do të mbyllen të gjithë grup-kapitujt e negociatave. Në kuadër të Planit të Rritjes, theksoi se Shqipëria do marrë afro 1 mld euro.

Presidentja e Komisionit Europian ishte edhe në Mal të Zi e Bosnje-Hercegovinë, ku deklaroi se janë bërë hapa pozitivë.

Zyrtarja evropiane tha se duhet të përshpejtohen reformat në fushën e sundimit të ligjit, të ketë transparencë në prokurimet publike dhe në këtë mënyrë të dërgohet një sinjal se Mali i Zi është një vend i besueshëm për zhvillimin e biznesit.

Ndërkohë, ajo zhvilloi takim edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Beograd

Kujtojmë se herën e fundit që Von der Leyen ishte në Kosovë, në tetor 2024, foli për masat ndëshkuese që kishte vendosur. Që atëherë, blloku ka njoftuar se ka nisur heqjen e disa masave, që u vendosën më 2023-in për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Gjatë asaj vizite, shefja e KE-së lavdëroi Kosovën për punën që kishte bërë në agjendën e reformave për Planin e Rritjes të BE-së. Megjithatë, Kosova nuk ka përfituar nga ky Plan, pasi për shkak të mungesës së krijimit të institucioneve dhe deri më tani nuk janë miratuar marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights