Image 252

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen beson që brenda kësaj jave do jetë vendimtare në krijimin e kushteve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kështu deklaroi të Dielën gjatë një takimi me kryeministren italiane në Romë Giorgia Meloni dhe zv.Presidentit të Shteteve të Bashkuara J.D.Vance.

“Doja të fokusohesha te tema e Ukrainës. Ajo që ne na bashkon është fakti që duam drejtësi dhe një paqe afatgjatë dhe unë e di se sa shumë jeni angazhuar për t’i dhënë fund kësaj lufte. Dua t’ju falenderoj për këtë”, tha Von der Leyen drejtuar J.D.Vance.

Java e ardhshme do jetë vendimtare në këtë drejtim”, shtoi ajo.

Siç raportohetPresidenti i SHBA-ve ka njoftuar këtë të Hënë se do të flasë me homologun e tij rus Vladimir Putin, moment pas të cilit pritet të kontaktojë edhe me Volodymyr Zelensky-n.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights